Politika

Meta: Jemi kombi i Nënë Terezës, jetimët duhen integruar

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në Ditën e Jetimëve ka bërë apel me qëllim për të punuar për integrimin e kësaj pjesë të shoqërisë shqiptare.

Presidenti Meta kërkon edukimin dhe arsimin e tyre, nën shembullin e Nënë Terezës, pasi siç shkruan ai ‘ne jemi kombi i saj’.

Mesazhi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

Ne jemi kombi i Nënë Terezës.

Humanizmi dhe solidariteti njerëzor, janë në themel të vlerave tona, me të cilat krenohemi kudo në botë.

Me rastin e Ditës Kombëtare të Jetimëve, apeli im është të punojmë e të reagojmë me përgjegjshmëri për integrimin e jetimëve, edukimin e arsimimin e tyre.

Jetimët duhet të ndjejnë ngrohtësinë e shtetit dhe shoqërisë dhe të ndihen pjesë e familjes sonë të madhe.

Më poshtë, foto e Strehës së Parë Vorfnore, të ngritur në Shqipëri më 28 Nëntor të vitit 1917 nën mbështetjen e Rauf Ficos, asokohe nënprefekt i Tiranës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Back to top button
Close