Man Utd gjen zëvendësuesin e Pogbas, është lojtari që po shkëlqen në Francë

Sport

Manchester United po përgatitet për një merkato të fuqishme, pas një sezoni të dobët që patën këtë vit.

‘Djajtë e Kuq’ janë duke hartuar një plan afatgjatë për të ardhmen, andaj synimi kryesor mbetet lojtarët premtues.

Në vazhdën e spekulimeve se Paul Pogba do të largohet nga ‘Old Trafford’, United ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Lyon, Tanguy Ndombele, i cili po shijon një edicion brilant në Francë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por siç raporton Metro, skuadra e Solskjaer nuk e ka ndërmend të dërgojë një ofertë për Ndombele para se Pogba të bëjë i pari lëvizjen.

Lyon kërkon 88 milionë funte për lirimin e talentit francez, shumë kjo që duket se nuk paraqet problem për Manchester United.

ME TE LEXUARAT