Holanda fiton Eurovision 2019, Jonida Maliqi e 18-ta

Aktualitet

Holanda fiton i Eurovisionin 2019. Këngëtari Duncan Laurence, me këngën “Arcade” triumfoi në mbrëmjen spektakolare.

Jonida Maliqi, e cila përfaqësonte Shqipërinë në këtë festival, u rendit në vendin e 18-të duke grumbulluar vetem 90 pike.

Me votat e jurisë, këngëtarja shqiptare u rendit në vendin e 18-ta, me 43 pikë, ndërsa pas votimit të publikut, kënga “Ktheju Tokës” shkoi në 90 pikë në total, por mbeti serish në pozicionin e 18-të.

Festivali i këtij viti u mbajt në Izrael, pasi këngëtarja e këtij vendi u shpall fituese vitin e kaluar.

ME TE LEXUARAT