10 pyetje nga Vasili ka 10 pyetje për Ramën: Kush do t'a paguajë gjobën e Becchettit

Aktualitet

Në lidhje me krimin ndaj financave publike, sikurse shprehet ai, ish-kryetari i grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i është drejtuar kryeministrit Edi Rama 10 pyetje.

Duke u ndalur tek lajmi për fitoren e gjyqit me kryeministrin Rama nga biznesmeni Francessco Becchetti, gjyq i cili e detyron Shqipërinë t’i paguajë këtij të fundit 140 milionë euro, Vasili drejton gishtin nga kryeministri duke u shprehur se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të arrogances së tij.

“Shqiperia eshte denuar te paguaje 140 milione euro bisnesmenit Becchetti per shkak te veprimeve te paligjshme, arrogante dhe arbitrare te Edi Rames dhe qeverisë”, – shkruan Vasili, duke u shprehur se “shërbejnë si provë e administrimit kriminal shtetëror,që po i behet shtetit nga pushteti.”

Postimi i plotë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

10 pyetje Edi Rames per krimin ndaj financave publike!!

Shqiperia eshte denuar te paguaje 140 milione euro bisnesmenit Becchetti per shkak te veprimeve te paligjshme, arrogante dhe arbitrare te Edi Rames dhe qeverise.

Jane 10 pyetje pergjigja e te cilave eshte detyrim i pakapercyeshem per te gjithe shqiptaret.

1.Perse nuk e ben publik qeveria vendimin?

2.Kush do ta paguaje kete shume marramendese?

3.Cilat jane veprimet antiligjore te qeverise,te cilet cuan ne kete vendim shume te rende.

4.Cila eshte pergjegjesia e Edi Rames ne kete çeshtje?

5.Cilat jane pergjegjesit e ekzekutivit individualisht ministra,drejtore qe lidhen me kete çeshtje?

6.Cilat jane pergjegjesite e prokurorise ne kete proces?

7.Çfare procesesh arbitrazhi te tjera jane duke u zhvilluar kunder qeverise dhe sa shkon vlera e tyre?

8.Perse nuk u mor asnje mase pas alarmit te dhene nga ministri i drejtesise ne letren derguar kryeministrit ne prill te vitit 2017?

9.Interesat e kujt jane favorizuar nga prishja e njeanshme e kontratave ku shteti rrezikon te humbase edhe qindra milion euro te tjera.

10.Perse prokuroria shqiptare nuk ka filluar ende ceshtjen penale ndaj Edi Rames dhe qeverise per shperdorim te detyres,qe me veprimet dhe me mosveprimet e tyre kane sjelle pasojen e demeve kolosale ndaj financave publike.

Pergjigjet e ketyre pyetjeve jane te pakapercyeshme per kete situate kritike dhe per rrezikun madhor te ekulibrave ekonomike te vendit si prove e administrimit kriminal shteteror,qe po i behet shtetit nga pushteti.

ME TE LEXUARAT