Shkrumbohet makina në Kavajë, dyshohet se zjarri u shkaktua nga…
Lajmifundit
/
16 Maj 2019, 10:14
Aktualitet
Mëngjesin e sotëm në Kavajë një automjet është përfshirë nga flakët e zjarrit në lagjen nr.3 në rrugën “Skuraj”.
Mjeti ka qenë në pronësi të shtetases N.G.42 vjeçe banuese në Durrës. Si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është aksidental si pasojë e një shkëndije elektrike në pjesën e baterisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit.