Aktualitet

‘PS ka filluar manipulimin e zgjedhjeve që tani! Por ne nuk do të lejojmë zgjedhje më 30 qershor!’

Nga deklarata për shtyp e z. Dashamir Shehi, kryetar i LZHK-së, dhënë mediave pas takimit me kreun e opozitës Lulzim Bashën.

“Ne bëmë një takim të frytshëm me zotin Basha, ku siguruam solidaritetin tonë dhe vazhdimësinë e përbashkët të të gjithë lëvizjes. Zoti Basha do të vazhdojë me të gjitha takimet e tjera sot. Mesazhi kryesor i takimit është ky: Zgjedhje më datë 30 qershor nuk ka! Mbaroi, ky ishte mesazhi kryesor.

Po i sqarojmë qytetarët, përtej kësaj,  që Partia Socialiste ka filluar manipulimin zgjedhor që tani, që KQZ është spostuar atje ku janë arshivat, ne deklarojmë që sot se më shumë se 25 kandidatë nuk kanë garë konkuruese. Domethënë 36 bashki janë pa kandidatë alternativë. Që tani kanë rënë moralisht zgjedhjet. Këto po mundohen t’i falsifikojnë. I kanë spostuar komisionet, do të sajojnë kandidatë të sajuar këto dy – tre ditë, por ne gjykojmë se zyrtarë më shumë se 25 nuk ka.

Qysh sot po ju lajmërojmë se ka filluar manipuar zgjeshor. Zgjedhjet kanë rënë moralisht. Kanë rënë edhe praktikisht, me letra në njëfarë mënyre. Por edhe sikur këta t’i mbushin plot ato letrat e veta, ne nuk do të lejojmë të ketë zgjedhje më datë 30 qershor, me të gjithë aksionin e mundshëm opozitar, 360 gradë.

Nga denoncimi i këtyre fakteve, manipulimi që ka ndodhur, që nuk ka nevojë t’i bëjmë ne, sepse po i bëjnë të huajt, ndërkombëtarët, po i bën gazeta më e madhe europiane, Bild, që implikon në një farë mënyre vetë zotin Rama, tani nuk ka më nevojë për “hyzmeqarë’ poshtë. Merret vetë me vjedhjet e zgjedhjeve. Kështu, nga kjo pikëpamje këtu moral për zgjedhje nuk ka!”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Back to top button
Close