Ofendoi Ramën në Facebook, i riu nga Elbasani shoqërohet në Polici

Aktualitet

Rigels Topi, 30 vjeç nga qyteti i Elbasanit është  shoqëruar që prej ore 23 të mbrëmjes së djeshme nga policia e Elbasanit.

Burime kofidenciale bëjnë me dije se arrestimi i të riut është kryer pasi ky i fundit kishte ofenduar në rrjetin social facebook Kryeministrin Edi Rama.

Familja, e cila pret me ankth daljen e të afërmit të tyre është e shqetësuar pasi nuk i japin asnjë shpjegim. Mësohet se të riut i kanë sekuestruar telefonin.Ndërkohë sipas të njejtave burime Rigels Topi nuk ka qënë pjesmarrës në asnjë prej protestave te opozitës.

ME TE LEXUARAT