Aktualitet

Lazio-Atalanta/ Nami në Romë, tifozët përplasen me policinë

Pak çaste përpara fillimit të finales së madhe të Kupës së Italisë mes Lacios së Tomas Strakoshës dhe Atalantës së Berat Gjimshitit dhe Etrit Berishës, në rrugët e kryeqytetit italian ka shumë probleme me tifozët e Lacios dhe policinë, të cilat janë përplasur ashpërsisht mes tyre.

Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane, forcat e rendit u janë përgjigjur ashpërsisht dhunës së tifozëve të Lacios, të cilët njihen për prirjet e tyre fashiste.

Policia ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë turmat, ndërsa tifozët kanë gjuajtur me gurë dhe shishe. Raportohet për një polic të plagosur deri në këto momente.

loading...

Artikuj te ngjashem

Back to top button
Close
Close