Eksod si në 1990, radhë të gjata qytetarësh tek ambasada gjermane në Tiranë

Aktualitet

Qytetarë të shumtë shqiptarëb po shfrytëzojnë hapësirat ligjore për t’u larguar jashtë vendit për punë.

LSA, ka realizuar sot disa fotografi pranë Ambasadës Gjermane në Shqipëri ku duken radhët e gjata.

Të rinj, por edhe qytetarë në mosha të ndryshme qëndrojnë në radhë me dosje në duar duke aplikuar për punë në Gjermani.

Shqipëria aktualisht po kalon një nga krizat politike më të thella të viteve të fundit, ku opozita ka djegur mandatet dhe deklaron bojkot ndaj zgjedhjeve lokale ndërsa qeveria është e vendosur të shkojë në votime.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Klima e acaruar politike duket se ka frenuar ecurinë ekonomike por edhe prenotimet e sezonit turistik dhe zhvillimin ekonomik në vend.

Imazhet e sotme nga ambasada gjermane në Tiranë të kujtojnë vitet e eksodit masiv të vitit 1990./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT