Digjet makina e bashkëshortes së gjyqtarit në Tiranë

Aktualitet

Gjatë natës së djeshme është djegur një automjet tip "Opel Corsa" pranë stadiumit "Selman Stërmasi" në Tiranë.

Mjeti qëndron në pronësi të bashkëshortes së gjyqtarit Sokol Binaj.

Bashkëshortja e Binajt punon në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT