Aksidenti i rëndë në Tepelenë, 1 i pa jetë/ Detaje nga policia

Aktualitet

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 2 të tjerëve ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Në vendin e quajtur ‘Gurorja e Kremenarit’ janë përplasur automjeti tip ‘Benz’ me automjetin tip furgon. Shkaqet e aksidentit ende nuk bëhen të ditur.

Ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, të plagosur janë transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit.

Informacion paraprak:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sot rreth orës 15:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur ‘Gurorja e Kremenarit’ janë përplasur automjeti tip ‘Benz’ me automjetin tip furgon.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ si edhe janë dëmtuar 2 pasagjerët në mjetin tip furgon të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe 2 të dëmtuarve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

ME TE LEXUARAT