Lajmi i fundit

Aksident në Levan-Tepelenë, një person humb jetën, dy pasagjerët në spital

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrigën Levan-Tepelenë me pasojë humbjen e jetës së një personi.

Policia tha se sot rreth orës 15:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Gurorja e Kremenarit” janë përplasur automjeti tip “Benz” me automjetin tip furgon.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip “Benz” si edhe janë dëmtuar 2 pasagjerët në mjetin tip furgon të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe 2 të dëmtuarve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

loading...

Artikuj te ngjashem

Back to top button
Close
Close