Mrekulli/ 17-vjeçari në Verona zgjohet nga koma e thellë

Bota

Në 20 dhjetor 2018 Lorenzo, 17 vjeç, po shkonte në shkollë me motorin e tij, kur papritur është përplasur me një Mercedes.

Përplasje e fuqishme në asfalt dhe një traumë e rëndë në kokë, pavarësisht kaskos mbrojtëse. Për të dëmtime cerebrale dhe probleme në frymëmarrje, një koma e thellë thonë mjekët.

Asnjë shpresë dhe prindërve u kërkohet nëse do të donit ti jepnin organet e djalit. Më pas ndodh mrekullia, akoma pa shpjegime klinike, por kjo pak rëndësi ka. Lorenzo zgjohet. Hap sytë, lëviz krahun dhe këmbët. Arrin të flasë.

Sot, siç tregon Arena di Verona, është dita më e bukur. Lorenzo është kthyer në shkollë për të rinisur jetën e tij nga momenti që e kishte ndërprerë pesë muaj më parë. Kundër çdo statistike, kundër shkencës, nuk ndodh gjithmonë kështu, por kur ndodh është mirë ta tregosh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lorenzos, po i hiqej aparatura që e mbante në jetë dhe nëse situata do të shkonte keq prindërit dhe vëllezërit e tij ishin të përgatitur. Nuk e dimë se çfarë ishte që e bëri të dalë nga tuneli i errët ku kishte rënë, e rëndësishme për të dhe për të gjithë ata që e donin shumë është që ai tani mund të rinisë jetën e tij.

ME TE LEXUARAT