Aksident në aksin Lezhë - Tiranë, ja gjendja

Aktualitet

Një aksident ka ndodhur në autostradën Lezhë-Tiranë, në afërsi të Milotit.

Sipas burimeve mjeti me drejtues shtetasin N.K.,59 vjeç, banues në Milot është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin C.V., 55 vjeç,banues në Milot dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.


Te aksidentuarit G.L, dhe C.V janë dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës dhe mesohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ne vendngjarje dhe po punojnë për shkaqet e aksidentit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ja njoftimi i plotë i Policisë:

Në autostraden Milot-Rreshen,në “Fushë Milot”, mjeti me drejtues shtetasin N.K.,59 vjeç, banues në Milot është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin C.V., 55 vjeç,banues në Milot.

Si pasojë e përplasjes, ka marrë demtime shtetasi G.L.,banues në Milot,që ndodhej si pasagjer në mjetin me drejtues C.V.,i cili është transportuar në spitalin Rajonal në Lezhë, ku ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT