Sport

I jep lamtumirën futbollit kapiteni 40-vjeçar i klubit të Serie A

Në moshën 40-vjeçare dhe me 174 gola të shënuar si profesionist, 112 prej të cilëve me fanellën e Chievos, kapiteni i veronezëve, Sergio Pellissier, ka vendosur të “varë këpucët në gozhdë”.

Në një intervistë për mediat italiane, Pellissier pranoi se këtë vendim e ka bërë publik tani, por e ka konsultuar gjatë gjithë vitit me veten dhe të tjerë pranë tij, ndërsa theksoi se dëshiron të luajë si titullar në 3 javët e fundit.


“Nuk është një vendim i marrë dje, por i menduar mirë gjatë gjithë sezonit. Në moshën 40-vjeçare, mendoj se duhet të lë hapësirë për të rinjtë, por shpresoj që Di Carlo të më aktivizojë në 3 sfidat e fundit të mbetura. Uroj që Chievo të rikthehet sa më shpejt në Serinë A dhe të luajë në nivelet e viteve të fundit, ose edhe më lart”, tha Pellissier në konferencë.

loading...

Artikuj te ngjashem

Back to top button
Close
Close