VIP

Arbana Osmani merr dhuratën speciale nga reperi për ditëlindje

Moderatorja Arbana Osmani festoi dje ditëlindjen. 7 Maji ishte një ditë speciale për të dhe partnerin e përfolur, Eduart Grishaj, i cili gjithashtu festonte dje ditëlindjen.

Urimet nga njerëzit e afërt dhe miqtë nuk munguan për Arbanën në këtë ditë të veçantë. Dhe sigurisht të shumta ishin dhe surprizat apo dhuratat dhe ne po ju tregojmë vetëm një prej tyre që vlen sa për dhjetëra të tilla.

Bëhet fjalë për surprizën e Noizy-t, i cili i kishte dërguar moderatores të gjithë koleksionin e ri të veshjeve “Illyrian” me rastin e ditëlindjes:

“Faleminderit Noizy që më solle të gjithë koleksionin ‘Illyrian’ për ditëlindjen time”, shkruan Arbana në foton e publikuar ku shfaqet veshjet e zgjedhura për moderatoren.

Epo Noizy na e tregoi se qenka miku ideal për dhuratat e ditëlindjes!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Back to top button
Close