Vendi në kolaps, Basha shpall detyrat e qeverisë tranzitore pa u larguar Rama

Aktualitet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi platformën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si detyrë kryesore të Qeverisë tranzitore. Ai beri akuza ndaj Qeverisë së kryeministrit Edi Rama, e cila sipas tij ka çuar vendin në një kolaps të thellë kushtetues.

Basha theksoi se vendi ndodhet në një kolaps institucionesh por edhe në një kolaps ekonomik, e cila sipas tij ka sjellë edhe largimin e shumë të rinjve nga vendi.

“Jemi në një kolaps. Të gjithë kemi shokë, familjarë kushërirë të cilët janë larguar nga vendi. Kolapsi i ekonomisë ka sjellë shkatërrimin e qindra mijëra vendeve të punës. Shëndetësia është në krizën më të thellë. Ka 2 arsye për këtë. Arsyeja e parë është që kjo Qeveri dhe pseudo-mazhorancë nuk ka ardhur si produkt i votës së lirë, kanë ardhur si produkt i bashkëpunimit me krimin dhe një grusht oligarkësh. Kur vjen në pushtet një grusht kriminelësh kur e lidh fatin me kriminelët nuk të bëhet vonë për qytetarët.

Arsyeja 2 është se ndryshe nga ç’parashikon sistemi, këtu të gjitha pushtetet janë në një dorë. Pra nuk është parlamenti që kontrollon qeverinë,është qeveria që kontrollon parlamentin. Kemi folur në tryezat e mëparshëm për nevojën për të kaluar këtë krizë, për një transformim të thellë për t’i dhënë fund tranzicionit të tejzgjatur të funksionimit të Drejtësisë dhe mbështetjen sociale të shtresave në nevojë për të sjellë standardet në shëndetësi dhe arsim.”- tha Basha. Deklaratat e tij vijne ne nje kohe kur kryeministri Rama jo vetem qe nuk eshte larguar nga detyra sic kerkon opozita, por ka nisur pergatitjet per zgjedhjet.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2384107908580015/

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

PLATFORMA PËR ZGJEDHJE TË LIRA E TË NDERSHME:
DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE

LEGJITIMITETI & STABILITETI DEMOKRATIK

• Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli i legjitimitetit të Parlamentit, Qeverisë dhe Pushtetit Vendor.
• Zgjedhjet pa standarde dhe të manipuluara hedhin në erë bashkëjetesën demokratike dhe stabilitetin.

ZGJEDHJET E LIRA, THEMEL I STABILITETIT DEMOKRATIK

• Pa zgjedhje të lira nuk ka demokraci, shtet të së drejtës, integrim europian.
• Përmirësimi i zgjedhjeve mundësoi dy rotacione paqësore politike. (2005 & 2013)
• ODIHR (2009): Zgjedhjet arritën shumicën dërrmuese të Angazhimeve të OSBE-së.

ZGJEDHJET E LIRA, THEMEL I INTEGRIMIT EUROPIAN

• Progresi në standardet zgjedhore në vitet 2002-2013 kontribuoi për progresin e integrimit europian.
• Përkeqësimi i standardeve zgjedhore në vitet 2015 dhe 2017 riktheu si kusht të BE-së zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

VULLNETI POLITIK

• Vullneti politik është parakusht për zgjedhje të lira e të ndershme.
• Legjislacioni nuk mund të zëvendësojë vullnetin e munguar politik.
• Vullneti politik është rekomandimi i parë i çdo raporti të ODIHR-it.
• Një qeveri që nuk ka vullnet për zgjedhje të lira, përbën rrezik për stabilitetin demokratik.

ZBATIMI I LIGJIT VS. REFORMA ZGJEDHORE

• Pavarësisht nevojës për reformë zgjedhore, problemet më madhore në mbarëvajtjen e zgjedhjeve nuk kanë nevojë për ndryshime në Kodin Zgjedhor.
• Këto probleme janë çështje të qeverisjes së përditshme, pra, kërkojnë vetëm vullnetin politik dhe përgjegjshmërinë e Qeverisë.
• Në rast nevoje për legjislacion, nevojitet vetëm shumicë e thjeshtë, akte të Këshillit të Ministrave apo të ministrave përgjegjës.
PROBLEMET MADHORE TË ZGJEDHJEVE

  1. Përfshirja e krimit të organizuar në bashkëpunim me qeverinë në shitblerjen e votës dhe presioni mbi zgjedhësit.
  2. Presioni mbi administratën dhe abuzimi me burimet shtetërore.
  3. Identifikimi i besueshëm i zgjedhësve.
  4. Lista e zgjedhësve dhe sistemi i adresave.
  5. Votimi fiktiv i emigrantëve.
  6. Roli i policisë në zgjedhje

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE KRIMI I ORGANIZUAR & SHITBLERJA E VOTËS

• Shitblerja e votës përbën korrupsion zgjedhor. (krim i rëndë - Kodi Penal 2017) Ky fenomen kriminal cënon lirinë e votës.
• Në 2015-2017 përfshirja e krimit në marrëveshje me qeverinë u kthye në problem akut zgjedhor.
• Zgjedhjet e Korçës në tetor 2013 provuan shitblerjen e organizuar të votës nga PS. Amnistia nga PS e këtij krimi zgjedhor konfirmoi se shitblerja e votës u bë me mbështetje të qëllimshme politike.
• Për herë të parë, ODIHR-i bëri rekomandim për shitblerjen e votës në zgjedhjet 2015. (rekomandimi 14)
• Zgjedhjet e pjesshme të Dibrës në shtator 2016 vërtetuan përdorimin sistematik dhe të organizuar të krimit të organizuar me përfshirjen e niveleve më të larta politike (Dosja 184).

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE SHITBLERJA E VOTËS

• Fushata e kanabizimit në 2015-2017, kontrolli i territorit nga rrjetet kriminale me mbështetje policore, sasia e madhe e parasë kriminale, bashkëpunimi i krimit me politikën dhe mbulimi prej saj diktuan rezultatet në zgjedhjet 2017. (Dosja 339/2017)
• Në 2017-ën, ODIHR-i konstatoi rritje dramatike të problemit dhe e renditi shitblerjen e votës në rekomandimin prioritar nr. 2.
• Një sondazh i financuar nga Bashkimi Europian gjeti se 20% e zgjedhësve në Shqipëri pranuan se janë prekur nga shitblerja e votës.
• Korniza ligjore në Kodin Zgjedhor dhe Kodin Penal është e mjaftueshme për të goditur shitblerjen e votës. Përfshirja direkte e Ramës me pushtetin e kryeministrit siguron pandëshkueshmëri.
• Zgjidhja e duarve të drejtësisë për të realizuar hetim, gjykim dhe dënim të krimeve zgjedhore pa ndërhyrje politike. (Dosja 184/2016 & Dosja 339/2017)
• Parakusht themelor mbetet vullneti i qeverisë kundër korrupsionit zgjedhor.
• Edi Rama është nxitësi dhe mbështetësi kryesor i këtij fenomeni. Ai nuk mund të garantojë sukses të luftës kundër shitblerjes së votës.

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE PRESION MBI ADMINISTRATËN & ZGJEDHËSIT

• Qeveria ushtroi presion mbi punonjësit e administratës publike.
• Punonjësit u detyruan të marrin pjesë në fushatë dhe të votojnë për kandidatët e Qeverisë, duke u kërcënuar me largim nga puna.
• Zgjedhësit u kërcënuan me largim nga puna edhe në kompani private që kanë marrë tendera dhe favore shtetërore.
• Kryeministri urdhëroi policinë të mbledhë vota në fushatë për Partinë Socialiste.
• ODIHR: Cënimi i mundësisë së zgjedhësve të hedhin votën pa frikën e ndëshkimit (pg. 7.7 i Dokumentit të Kopenhagenit - OSBE, 1990)
• Rekomandim prioritar 3 (2017): Qeveria të luftojë presionet e lidhura me vendin e punës mbi zgjedhësit.
• Rekomandim prioritar 8 (2017): Shteti duhet të garantojë zgjedhje të lirë dhe të fshehtë. Duhet të parandalohet çdo formë presioni.

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE ABUZIMI I BURIMEVE SHTETËRORE

• Zyrtarë të lartë shpërndanë çertifikata për legalizimin e pronës në fushatë.
• Kandidatë të qeverisë përdorën aktivitete dhe burime shtetërore për fushatë.
• Qeveria bëri punësime për qëllime zgjedhore.
• Qeveria përdori ndihmën ekonomike, banesat sociale dhe skemat e tjera të ndihmës.
• Qeveria lejoi përfitime fiskale dhe pronësore në zgjedhje.
• ODIHR: Pati shkelje të parimit të ndarjes së qartë të shtetit nga partitë politike.
(pg 5.4 i Dokumentit të Kopenhagenit, OSBE 1990)
• ODIHR, rekomandim prioritar 3: Qeveria të luftojë abuzimin me burimet shtetërore.

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE IDENTIFIKIMI I ZGJEDHËSVE

• Në 2007-ën identifikimi i zgjedhësve shkaktoi krizë politike dhe shtyrje të zgjedhjeve vendore. (Certifikatat)
• Aktualisht, 1.4 milion letërnjoftime të 2009-ës skadojnë më 30 qershor 2019. Kjo prek 90% të zgjedhësve aktivë.
• Qeveria nuk ka marrë masa për pajisjen e 1.4 milion zgjedhësve me letërnjoftime të reja.
• Çmimi i rritur i letërnjoftimeve pengon zgjedhësit e varfër dhe mundëson blerjen masive të votës. Për shtresat në nevojë nuk ka asnjë subvencionim.
• Selektivitet politik duke vonuar letërnjoftimet e zgjedhësve të opozitës.
• Zgjatja e afatit pa ndryshuar datën mbi letërnjoftim, mundëson blerje masive të votës duke u marrë votuesve letërnjoftimin që skadon.
• Pamundësia e verifikimit të letërnjoftimeve me afat të zgjatur mundëson përdorim masiv të letërnjoftimeve të fallsifikuara me 1 përdorim.
• Nevojitet një fushatë rinovimi, masa lehtësuese dhe sistem i besueshëm verifikimi i letërnjoftimeve në qendrat e votimit.

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE LISTA E ZGJEDHËSVE & SISTEMI I ADRESAVE

• Në zgjedhjet 2000-2003, listat shkaktuan krizë politike, protesta dhe bojkot të opozitës.
• Në vitin 2000 rezultuan 600 mijë dublime, në 2013-ën rezultuan 2 mijë dublime në listat e zgjedhësve.
• Reformat 2004-2013 modernizuan listat dhe zgjidhën problemin.
• Listat nxirreshin automatikisht nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile. Ndërhyrja manuale është e ndaluar me ligj.
• Regjistri Kombëtar nuk mirëmbahet prej më shumë se 1 viti për shkak të tenderimit korruptiv. Rrezikohet infrastruktura dhe shërbimet.
• Sistemi modern i adresave është themelor për saktësinë afatgjatë të listave. Sistemi i 2004-ës është vjetëruar.
• Tenderi i OSSHEE-së në 2016-ën për adresat është korruptiv dhe i përdorur politikisht. U shpenzuan pa rezultat mbi 5 milion euro.
• U përdorën militantë socialistë për verifikim derë më derë. Rrezik për regjistrim selektiv dhe përdorim partiak.
• Nuk janë regjistruar adresat e të gjithë shtetasve. Baza e të dhënave nuk përdoret nga Gjendja Civile për listat.
• Nuk ka transparencë për databazën e adresave dhe përdorimin e saj. PS zotëronte dhe përdori kopje të paligjshme të saj në fushatën e 2017-ës.
• Zgjedhësit transferohen fiktivisht në qarqe apo bashki me synim manipulimin e rezultatit zgjedhor. (Durrës, Kavajë 2015 - Tiranë 2017)
• Auditët e KQZ-së kanë konstatuar shkelje të rënda dhe manipulime me listat.
• Listat nuk nxirren nga databaza kombëtare, por, në kundërshtim me ligjin, manipulohen manualisht.
• Në dhjetor 2018 listat kishin 270 mijë zgjedhës pa adresë. (me kod “999”)
• Brenda 2 muajsh këta zgjedhës janë “spastruar” në mënyrë të paligjshme me urdhër verbal të Ministrit të Brendshëm.
• Nuk ka asnjë akt nënligjor që ka përcaktuar kriteret, procedurat, afatet dhe organet përgjegjëse.
• Saktësimi i adresës bëhet vetëm derë më derë. Ministria e Brendshme i ka spastruar pa dalë në terren. Kjo përbën manipulim.
• Regjistrimi i zgjedhësve në QV të ndryshme nga vendbanimi faktik i bën listat të paligjshme.
• Paligjshmëria e përpunimit të listave, pasaktësia e adresave, mungesa e transparencës dhe aksesit, sjell si rezultat lista të manipuluara.
• Nevojitet regjistrim i popullsisë derë më derë dhe caktim i adresës zyrtarisht.
• Listat duhet të përpunohen automatikisht dhe në mënyrë transparente.
• Zgjedhësit duhet të regjistrohen vetëm aty ku banojnë faktikisht, siç kërkon
Kodi Zgjedhor.

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE VOTIMI FIKTIV I EMIGRANTËVE

• Janë mbi 1 milionë emigrantë në listat e zgjedhësve. Shumica e tyre nuk vjen të votojë.
• Rekordet e zgjedhësve emigrantë abuzohen nga PS për manipulim të zgjedhjeve.
• Shumë emigrantë rezultojnë të kenë votuar pa ardhur fare në Shqipëri.
• Skema me letërnjoftime të fallsifikuara apo korruptimi i komisionerëve përdoren për të mbushur kutitë.
• Sistemi TIMS manipulohet për të përputhur hyrje-daljet në kufi me firmat e fallsifikuara në QV.
• Nevojiten sisteme verifikimi të identitetit në QV dhe hetime para dhe pas zgjedhjeve në sistemin TIMS.

ME TE LEXUARAT