Lajmi i fundit

Atentati ndaj ish-policit Bilali, gjykata lë në qeli Arben Xhetanin: U filmua nga katër kamera sigurie

Gjykata e Tiranes diten e sotme ka caktuar masën e arrestit me burg për 47-vjecarin Arben Xhetani, personi i cili eshte arrestuar një ditë më parë për vrasjen e ish policit Arben Bilali në Selitë.

Sipas policise, 47-vjecari rezulton i filmuar nga katër kamera sigurie që ndodhen pranë zonën, ku mbeti i vrarë ish polici Bilali. Në pamjet e kamerave Xhetani shihet teksa largon një pistoletë nga vendi i ngjarjes, pistoletë e cila dyshohet të jetë e autorëve të krimit apo edhe e vetë ish policit të vrarë.

Më herët Xhetani kishte mohuar të kishte lidhje me pistoletën e gjetur në vendin e ngjarjes.

Ish polici Arben Biliali u ekzekutua pranë shtëpisë së tij me 10 plumba, ndërsa familja e tij ishte në konflikt dhe e ngujuar. 50-vjecari kishte dalë nga banesa disa orë para se ta qëllonin. Ai po kthehej në shtëpi me një makinë tip “Golf 4”, ku po udhëtonte si pasagjer.

Makina e tij është vënë në ndjekje nga 2 atentatorët që udhëtonin me një “Benz” të zi. Kamerat e sigurisë tregojnë se ai u ndoq për rreth 9 kilometra që prej kryqëzimit të “Vasil Shantos” deri në rrugën “Daniel Ndreka” ku kishte shtëpinë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags
Back to top button
Close