Shishja e një pasagjeri të Titanikut, shitet për 88 mijë euro

Soft

Një shishe argjendi për alkool, e cila i përkiste pasagjerit të anijes Titanik, u shit në ankand për 88.000 euro.

Pronari mori shishen menjëherë para se anija të mbytej, raporton BBC.

Ndërsa anija po fundosej, Helen Churchill Candy i dha Edward Kent një shishe në të cilën motoja e familjes së saj ishte "besnike, por e pakënaqur".

Candyi pastaj i tha Kent: "Ju keni më shumë shanse për të mbijetuar se unë."

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Megjithatë, Candy mbijetoi, dhe Kent humbi jetën së bashku me mbi 1.500 pasagjerë. Shishja u gjet bashkë me trupin e pajetë të Kent, transmeton KosovaPress.

Shishja e argjendit e shitur në Wiltshire, është përshkruar si një nga gjërat më të fuqishme tredimensionale nga Titaniku që janë ofruar ndonjëherë në një ankand.

ME TE LEXUARAT