Lajmi i fundit

“Daja” nuk pranon vjedhjen në Rinas, si rrëmbeu arin nga zyrat e policisë në Kosovë

Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi diten e sotme masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasin Ragip Hajdini, i njohur edhe me pseudinimin Daja, i akuzuar për grabitjen e Rinasit.

Ai tha ne gjykate se nuk ka lidhje me ngjarjen ndersa seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, pa praninë e medieve. Mësohet se 50-vjeçari mbajti qëndrim mohues gjatë gjithë procesit.

Prokuroria dyshon se Hajdini është anëtari i grupi të strukturuar kriminal dhe ndaj tij rëndojnë akuzat si grabitje me armë, armëmbajtje pa leje, vrasjen e efektivëve të policisë, mbetur në tentative, mbi grabitjen e datës 9 prill 2019 në Aeroportin e Rinasit

Deri më tani ka shkuar në 6 numri i të arrestuarve për grabitjen e Rinasit. Ragip Hajdini është nga Kosova dhe u prangos në Kavajë pak ditë më parë, me dyshimet se është njëri nga bashkëpunëtorët e kësaj ngjarjeje të bujshme. Ai është përshkruar nga Alkond Bengasi si “Daja” nga Kosova, i cili takohej shpesh me Klement Çalën dhe Admir Muratajn.

Ragip Hajdini nuk është një emër i panjohur për policinë e shqiptarëve të përtej kufirit. Shtetasi rezulton me precedentë të ngjashëm penalë edhe në Kosovë, aty ku ka qenë i dyshuar për grabitjen e 25 kg ar nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës.

Sipas Prokurorisë së “Eulex”-it, grabitja e sasisë së arit është kryer përgjatë 3 muajve, nga shkurti deri në prill të vitit 2012.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Back to top button
Close