Opozita bllokon rrugët, Basha paralajmëron: Nuk lejojmë zgjedhje në cdo qendër votimi

Aktualitet

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se opozita e bashkuar nuk do të lejojë që më 30 qershor të mbahen zgjedhje fasadë. Sipas Bashes largimi i Ramës është kusht i panegocueshëm.

“Nuk do të lejojmë për asnjë moment që të ketë zgjedhje fasadë. Largimi i Ramës është kusht i panegocueshëm i PD dhe i shqiptarëve të ndershëm. Ne jemi të gatshëm për të nxjerrë vendin nga kriza e thellë sociale dhe ekonomike. Sot vendi ndodhet në një krizë të thellë, me një rini që ikën, në vend që të gjente të ardhmen në Shqipëri, në atdheun e tyre”, deklaroi Basha.

Ai theksoi se largimi i Edi Ramës është emergjencë kombëtare. Ai shtoi se krijimi i një qeverie tranzitore mund të shmangë ndonjë përballje të mundshme mes popullit dhe gjakatarëve që janë sot në pushtet.

“Largimi i Edi Ramës është emergjencë kombëtare. Krijimi i një qeverie tranzitore mund të shmangë edhe përballjen mes popullit shqiptar e kësaj klike kriminale e gjakatare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Basha tha se opozita do një Shqipëri europiane, që marshon drejt punës dhe mirëqenies. Ramës dhe bandës së tij po i mbaron koha, se 30 qershori do të jetë dita e triumfit të shqiptarëve të lirë. Nuk lejojmë krimin elektoral në atë ditë, për asnjë moment.

ME TE LEXUARAT