Aktualitet

KPK konfirmon në detyrë drejtuesen e prokurorisë së Korçës

Drejtuesja e Prokurorisë së Korçës, Dhorina Theodhori është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Nga kontrolli i pasurisë, aftësisë profesionale dhe pastërtisë së figurës Theodhori kaloi me sukses Vettingun.

KPK-ja nuk gjeti asnjë mospajtim të të dhënave të deklaruara me ato reale.

Treshja gjykuese e KPK-së përbëhej nga Pamela Qirko kryesuese, Genta Tafa Bungo relatore dhe Etleda Çiftja anëtare.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Back to top button
Close