City i merr nga duart talentin portugez Juventusit

Sport

Të gjithë ishin të bindur në Itali, se talenti i madh Joao Felisk, këtë verë do të përfundonte te Juventusi. Por, nga Portugalia vijnë lajme jo të mira për "Zonjën e Vjetër".

Siç raporton "TVI", Pep Guariola dhe Mançester Siti janë të gatshëm të japin 120 milionë euro te Benfika për të blerë 19-vjeçarin.

Gjithmonë sipas të njëtit burim edhe pse Paratici dhe Mendes janë pro kalimit të lojtarit te Juventusi, Siti josh klubin portugez dhe është e vetme në garë për Feliks.

I riu është një nga lojtarët më të mirë në Portugali dhe në këtë sezon ka dhuruar spektakël në kampionat dhe në Europë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Juventusi do të tentojë në verë të bëjë diçka, por nësë Siti jep atë shumë, çdo gjë do të hidhet në "erë" për bardhezinjtë.

ME TE LEXUARAT