Lajmi i fundit

Portugali, autobusi del nga rruga, bie mbi shtëpi, shuhen 28 jetë

Një autobus me turistë gjermanë u u përmbys në ishullin portugez të Madeirës duke lënë 28 të vdekur dhe disa të plagosur.

Vdekjet u konfirmuan nga Lusa, agjensia kombëtare e lajmeve.

Gazeta gjermane Bild tha se autobusi mbante 50 udhëtarë dhe aksidenti ndodhi pranë qytetit të Caniço.

Mediat portugeze treguan se automjeti i përmbysur kishte përfunduar sipër disa shtëpive. Shkaku i rrëzimit nuk është ende i qartë.

Aksidenti ndodhi në 18:30 kur shoferi humbi kontrollin e autobusit në një kryqëzim dhe shkoi jashtë rrugës, thanë njoftimet.

“Nuk kam fjalë për të përshkruar atë që ndodhi. Unë nuk mund të përballoj vuajtjen e këtyre njerëzve”, tha kryetari i bashkisë Filipe Sousa.

Ai tha se të gjithë turistët në autobus ishin gjermanë, por nuk ishte e qartë nëse viktimat ndodhën vetëm në autobus.

loading...

Artikuj te ngjashem

Back to top button
Close
Close