Panik në ishull, tre tërmete të njëpasnjëshëm tronditin zonën

Bota

Tre tërmete njëra pas tjetrës kanë tronditur pasditen e kësaj të mërkure ishullin e Zakynthos. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, tërmeti i parë ka rënë në orën 18:15 me një shkallë prej 3.8 Rihter.

Ndërkohë, ky tërmet do të pasohej edhe nga dy tërmete të tjerë në një hark të shkurtër kohorë. Tërmeti i dytë do të vinte dy minuta më vonë, në 18:17 përsëri në Zakynthos, me të njëjtën madhësi prej 3.8 Rihter dhe një thellësi prej 10 kilometrash.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa,tërmeti i tretë do të vijonte më vonë, në orën 19:00, po në këtë zonë, i një madhësie 3.1 Rihter me një thellësi prej 10 kilometrash.

ME TE LEXUARAT