Ministri Gent Cakaj acarohet në takim me gazetarët, godet tavolinën, i bërtet stafit

Aktualitet

Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj ka takuar një grup gazetarësh në një mëngjes pune ditën e sotme. Duke iu referuar pyetjeve që gazetarët I adresuan Cakajt në këtë komunikim të parë mdirekt me të Cakaj u nervozua disa herë me stafin që e shoqëronte dhe me përfaqësuesit e mediave.

Lidhur me shkarkimet e fundit në diplomaci, Cakaj ka thënë se ata që kanë komentuar vendimet e tij janë të gabuar dhe kanë shkelur ligjin. “Ata që më gjykojnë mua për veprimin tim duke mbrojtur ambasadorët pasi e quani shkelje të dinjitetit të tyre, largimin nga puna në këtë mënyrë, shkoni deri aty sa merreni me kë bashkëjetoj unë.

Keni qenë ju që keni folur për mua, duke mos menduar se kjo është një shkelje e dinjitetit tim. Të gjithë ata që e gjykojnë vendimin tim për ambasadorët, janë meskinë”, ka thënë Cakaj. Aii ka bërtitur drejtorit të Kabinetit duke I thënë: “Boll se flas unë, jam unë këtu, pastaj fol ti”. Në këtë moment, Cakaj ka goditur edhe tavolinën me grusht duke shoqëruar me gjeste tonet e ngritura të qëndrimit të tij.

ME TE LEXUARAT