Sandër Lleshaj del me deklaratë: Lajm i mirë nga protesta e opozitës

Aktualitet

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dalë në një deklaratë për median ditën e dielë duke thënë se nga protesta e fundit e opozitës ka pasur një lajm të mirë.

Numri i protestuesve shënoi një rënie të ndjeshme nga protestat e tjera cka përbën një lajm të mirë për faktin se qytetarët e dinë se cfarë duhet të bëjnë duke mos u bërë pjesë e këtyre skenareve të opozitës.

LLeshaj pretendoi se protesta e opozitës shkaktoi dëme materiale jo vetëm ndaj institucioneve por edhe ndaj pronave private si makina dhe kioskat.

Ministri Lleshaj deklaroi se protestuesit perdoren nje sere lendesh e mjetesh te ndaluara qe nga objektet e forta e deri tek kapsollat apo bombat molotov perdorimi i te cilave eshte i ndaluar nga ligji./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT