Aktualitet

Ky është shqiptari që u kap me 1 milion paund “mall të ndaluar”

Gjykata britanike ka dënuar me 12 vite burg një emigrant shqiptar, i cili në shtatorin e vitit të kaluar u arrestua me 9.5 kg kokainë të pastër.

Sipas mediave lokale, i dënuari është Suad Sufaj, ndërsa pasi të kryejë dënimin do të dëbohet menjëherë nga toka angleze.

Shqiptariu arrestua vitin e kaluar në veri të Londrës dhe në makinë iu gjet një 1 kg kokainë e pastër, element ky që shtoi dyshimet tek autoritete.

Me pas vijuan kontrollet edhe në shtëpinë ku jetonte i riu dhe prej aty u sekuestrua edhe pjesa tjetër të drogës.

Nga përllogaritjet paraprake, mediat shkruajnë se nëse droga do të shitej në treg do kapte shumën prej 1 milion sterlina.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close