Bota

E rrallë, në këtë shtet taksistët dhe kuzhinierët paguhen më shumë se doktorët dhe inxhinierët

Kuba është vendi i vetëm në botë ku shoferët e taksisë dhe kuzhinierët paguhen më shumë se inxhinierët e doktorët. Kjo vjen si pasojë e sistemit komunist, ku vetëm disa persona kanë licencë që të punojnë në sektorin privat, e mungesa e konkurrencës e bën që fitimi të jetë i madh.

Në Kubë një doktor paguhet rreth 40$ në muaj, ndërsa një taksist për vetëm një ditë fiton minimum 60$.

Mungesa e sektorit privat ka ndikuar që pagesat të jenë të vogla, dhe vetëm ata që kanë licencë punë private, kanë të drejtë të mbajnë në pronësi një biznes, dhe ata që e marrin këtë të drejtë, janë në numër shumë të vogël.

Pas revolucionit socialist në vitin 1959, qeveria e Fidel Castros, sekuestroi të gjitha pronat private, dhe çdo gjë i takonte shtetit. Çdo restorant, fabrikë, shtëpi ose pronë i përkiste qeverisë. Kështu shteti i vendosi çmimet për çdo gjë, dhe vendosi se sa duhet të paguhet dikush.

Kështu njerëzit sot janë të detyruar që mbijetesën ta arrijnë përmes tregut të zi. Pas vdekjes së Fidel Castro, qeveria vendosi të bëj disa lëshime, dhe prezenca e një tregu ilegal, tashmë nuk përndjeket aq shumë sa në të kaluarën.

Inxhinierët e diplomuar janë të detyruar që të punojnë si kuzhinierë në restorante private, të cilat vetë janë të rralla.

Dhe disa të tjerë kanë arritur të marrin licencë për vozitjen e taksive, e ata janë shumë të rrallë.

Arsyeja pse taksistët paguhen aq shumë, është se çmimi i tyre nuk vendoset nga qeveria, por ata e vendosin vet.

Kuba në vitet e fundit ka filluar reformat ekonomike, dhe hapjen e tregut të saj për tregun global, gjithashtu ka filluar edhe liberalizimi i ekonomisë, që do t’i hapë rrugë stabilitetit ekonomik.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close