Sport

I thyen hundën rivalit, Balotelli rrezikon dënimin e rëndë

Mario Balotelli nuk do të ndryshojë kurrë. Edhe atëherë kur të gjithë mendojnë se sulmuesi italian është kthyer në rrugën e duhur, ai “godet” sërish me sjelljen e tij.

Balotelli u transferua në merkaton e janarit nga Nice te Olimpique Marseille dhe në dhjetë ndeshje ka shënuar shtatë gola.

Mediat italiane nisën të flisnin sërish me superlativa, ndërsa edhe trajneri i kombëtares së kaltër Roberto Mancini ishte i gatshëm t’i dërgonte atij një ftesë. Por me “Super Marion” nuk mund të jesh asnjëherë i sigurt. Pikërisht në momentin më të mirë, sulmuesi rrezikon të mbyllë përpara kohe sezonin. Lajmi bëhet i ditur nga mediat franceze.

Sipas tyre, Balotelli përballet me një pezullim të gjatë. Shkak është bërë një ndërhyrje anti-sportive në ndeshjen e luajtur në premten kundër Bordeaux, transmeton BW.

Sulmuesi goditi me bryl një prej kundërshtarëve, duke i shkaktuar atij një frakturë në hundë. Gjatë sfidës, arbitri dhe asistentët e tij nuk e panë këtë goditje, ndërsa në bazë të pamjeve Federata Franceze e Futbollit ka nisur një hetim.

Si pasojë, duke qëndruar në atë që raportojnë mediat franceze, sulmuesi rrezikon deri në tetë ndeshje pezullim, çka do të thotë se sezoni i tij do të përfundojë përpara kohe.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close