Shkarkohet trajneri i kombëtares Cristian Panucci

Aktualitet

Nje dite pas deshtimit ne ndeshjen nga Turqise ne Shkoder, trajneri i kombetares Cristian Panucci eshte shkarkuar nga detyra.

Lajmin e beri me dije Federata Shqiptare e Futbollit e cila njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci.

E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës.

Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual", thuhet ne deklarate.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Panucci nuk arriti te plotesonte dy vjet ne drejtimin e kombetares shqiptare pasi qe pas largimit te De Biasit, nuk menaxhoi dot skuadren dhe rezultatet e tij ishin negative qe ne fillim./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT