Lajmi i fundit

Eleminuan avokatin e Shullazit, autorët arratisen dhe shkrumbojnë makinën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku është qëlluar për vdekje avokati Ravik Gurra, 50-vjeç i cili ka ndjekur procesin gjyqësor për rreth 5 vite ndaj fisit Çapaj si dhe atë të Emiliano Shullazit.

Në momentin e atentatit Gurra ishte ulur në ambientet e jashtme të një lokali dhe është qëlluar me breshëri me pistoletë të cilës i ka qenë vënë silensiator. Gurra ka humbur jetën në vend nga të shtënat me breshëri, pavarësisht ndihmës së parë nga personat që ndodheshin pranë vendin e ngjarjes.

Dyshohet se autorin e ngjarjes e ka ndihmuar dikush tjetër që të largohet nga vendngjarja ndërkohë, policia bën me dije së ka rrethuar zonën duke u vënë në kërkim të autorit.

Burimet bëjnë me dije se në lagjen Nshu,  periferi të Elbasanit është gjetur një makinë e djegur e cila mund të ketë lidhje me ngjarjen.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 minuta rreth 40 metra larg kalasë në qendër të qytetit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close