Politika

U blenë si të ishin bagëti, Basha kritika të forta për deputetët e rinj

Durrësi ka qenë ndalesa e kreut te opozites Lulzim Basha një ditë para zhvillimit të protestës së 16 marsit.

Në takim me studentë dhe pedagogë të universitetit të qytetit bregdetar, kreu i PD, foli edhe për deputetët e rinj të cilët kundërshtuan vendimin politik për djegien e mandateve.

“Protesta e studentëve solli më herën pranverën dhe i parapraiu këtij zgjimi kombëtar dhe bashkimit të shqiptarëve që kanë marrë tashmë vendimin. Zot në shtëpinë e Shqiptarëve nuk do jenë më kriminelët, por do jenë vetë shqiptarët. Rama u kap bë flagrancë duke vjedhur vota, ndërsa Vangjush Dako e ka vendin në burg.

Dako u pasurua në kurriz të qytetarëve. A ka turp më të madh të trajtohen deputetët si bagëti. Shitblerja e deputetëve të rinj në Parlament u duk sikur ata të ishin bagëti”- tha Basha.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close