Aktualitet

Ngjarja në Kavajë, kapet 26-vjeçari

Një 60-vjeçar u plagos me armë gjahu në Kavajë këtë të premte. Mësohet se ndaj tij qëlloi një i ri. Ai është 26-vjeçari S.T. Ngjarja ndodhi në ambientet e një furre buke në qytet.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie.

Pas krimit autori është arrestuar menjëherë nga policia e Kavajës me akuzën për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal. Materialet hetimore në ngarkim të kësaj ngjarjeje i kaluan prokurorisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close