Politika

“Betejat me ta i kemi fituar çdo herë”, Rama thumbon opozitën nga Berati

Numri një i Qeverisë, Edi Rama, nga Berati ku ka zhvilluar një takim në kuadër të turit “Bashkia që Duam”, ka thumbuar opozitën e bashkuar. Kjo e fundit pasi dogji mandatet ka vijuar organizimet për protesta duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe krijimin e një qeveri tranzitore. Kryeministri u shpreh se qeveria shqiptare nuk ka asnjë betejë me opozitën, pasi PS i ka fituar gjithmonë.

“Ne nuk kemi betejë me ta, sepse e kemi fituar dhe e fitojmë sa herë, por betejën e vërtetë e kemi me papunësinë, varfërinë dhe korrupsionin.

E kemi me atë që vijojnë të jenë ende në zyrat e shtetit dhe nuk janë të denjë për t’u shërbyer qytetarëve. Qyteti i Beratit ka ndryshuar shumë, por ka edhe më shumë për të ndryshuar. Potenciali është për të zhvilluar jo vetëm turizmin, por edhe agroturizmin”, tha Rama. 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close