Kosova - Rajoni

Vuçiç sulmon ashpër liderët e Kosovës: Ore, a jeni mirë?!

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka reaguar ashper duke thënë se para se të shkojnë në dialog me Kosovën, ata duhet të heqin fillimisht taksën ndaj mallrave serbe.

“Puna jonë është se ne jemi gjithmonë gati për bisedime, por me ata që duan të bisedojmë.

Së pari të hiqni taksat, pastaj të shohim a ka vazhdim dialogu a nuk ka. Nëse këto ju duken kushte për dialog, mos të humbim para për rrugë deri në Bruksel, sepse dialogu që Serbia t’ju njoh pavarësinë dhe sovranitetin dhe të formohet Tribunali i veçantë për gjykim të serbeve për krime, që ajo gjykatë të dënojë serbët për sulme dhe krime seksuale, që të ju japim ambasadat tonë me parimin e shkëputjes, t’ju japim pasurinë dhe ikonat tona, pasurinë kulturore, siç keni parashikuar.

A jeni ju mirë, ç’ka keni ngrënë dhe ç’ka keni pi, ç’ka keni, a ka realitet dhe racionalitet tek ju?”, tha Vuçiç.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close