Ekonomia

Rritje e qartë dhe vizion i qartë, Intesa Sanpaolo Bank Albania merr dy cmime të rëndësishme

DY CMIME TE RENDESISHME – NJE VIZION I QARTE PER NJE RRITJE TE QENDRUESHME

INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA

  • “BEST BANK GOVERNANCE ALBANIA 2018” nga “CAPITAL FINANCE INTERNATIONAL- cfi.co”
  • “CORPORATE BANK OF THE YEAR IN ALBANIA SHQIPERI” nga “CORPORATE INTL GLOBAL AWARDS 2019”

“Me kënaqësi informojmë të gjithë bashkëpunëtorët tanë për dy çmimet e rëndësishme që i janë dhënë Intesa Sanpaolo Bank Albania nga këto revista të mirënjohura ndërkombëtare në vijim të vlerësimit të bërë në sistemin bankar shqiptar. Ne konfirmojmë angazhimin dhe përkushtimin tonë drejt një rritjeje të
qëndrueshme të ekonomisë së vendit “, – shprehet z. Pedrazzi, DPE i Intesa Sanpaolo Bank Albania.
Capital Finance International cfi.co: Intesa Sanpaolo Bank Albania – Best Bank Governance Albania 2018
Motivimi: “Duke njohur përkushtimin e bankës në krijimin e mundësive dhe nxitjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike të vendit dhe të komuniteteve, duke udhëhequr përmes shembullit dhe duke ndjekur me përpikmëri Kodin e Etikës dhe strategjinë e Përgjegjësisë Sociale të Korporatës (PSK/CSR) të fokusuar në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, paneli i gjykimit i CFI.co i paraqet Intesa Sanpaolo
Bank Albania Çmimin 2018 si: “Best Bank Governance Albania” (Qeverisja më e mirë Bankare në Shqipëri).

Disa nga faktorët e marrë në konsideratë ishin: krijimi i Vlerave dhe Inovacioni, Shërbimi ndaj klientëve, Qeverisja e Korporatës, Lidershipi Vendim-marrës, Përdorimi i teknologjisë, Përputhshmëria rregullative, Ekipi i menaxhimit të Riskut, Përgjegjësia sociale, Stabiliteti Financiar dhe performanca.
Me një rrjet prej rreth 6,000 degësh në të gjithë botën, Grupi Intesa Sanpaolo është i mirë-pozicionuar për t’i shërbyer klientëve të tij, dhe për të mbështetur Filialin e tij në Shqipëri, Intesa Sanpaolo Bank Albania.
Banka në Shqipëri ka dëshmuar një histori veprimtarie në përputhje me rregullat e biznesit. Respekti është një term i përsëritur në kodin e saj të etikës, që udhëheq ndërveprimin me të gjithë aktorët, mjedisin dhe komunitetet në të cilat operon. Raportet e Përgjegjësisë Sociale të Korporatave (CSR) për institucionet financiare shqiptare tregojnë se Intesa Sanpaolo Bank Albania është angazhuar të
përmbushë standardet e PSK/CSR dhe udhëheq përmes shembullit. Banka ndjek rreptësisht legjislacionin mjedisor përgjatë gjithë veprimtarive të saj dhe u jep përparësi zgjidhjeve të qëndrueshme.
Banka jep “Kredi të Gjelbërta” për projektet e energjisë së rinovueshme dhe është bërë një huadhënës kryesor për SME-të e udhëhequra nga parimet e qëndrueshmërisë. Banka ka përforcuar me tej kuadrin rregullator të brendshëm dhe ka nxjerrë udhëzime të reja për menaxhimin e riskut. Trajton pabarazinë
gjinore përmes proceseve proaktive të punësimit, financimit dhe mbështetjes për gratë në biznes dhe fushatave ndërgjegjësuese kundër abuzimit në familje. Në pikëpamjen sociale, ajo mbështet objektivat e Arsimimit nëpërmjet programeve të praktikave të punës për studentë dhe fushatave të edukimit financiar,
ndërsa përparon me edukimin e punonjësve nëpërmjet zhvillimit të vazhdueshëm profesional. Banka ka përdorur standarde të larta qeverisjeje për të ndihmuar nxitjen e qëndrueshmërisë afatgjatë”.
Corporate INTL Global Awards 2019:
Intesa Sanpaolo Bank Albania – “CORPORATE BANK OF THE YEAR IN ALBANIA”
bazuar në fokusin dhe suksesin e saj në financimin e Korporatave dhe gamën e gjerë të produkteve dhe shërbimeve që u ofron klientëve korporata, duke fuqizuar mundësitë për rritjen e qëndrueshme të ekonomisë së vendit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close