Me duart tek barku i njëra-tjetrës, Elita Rudi vë bast me...

Showbiz

Elita Rudi është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe me sa duket ajo ndjehet mjaft e lumtur me bebin që po pret dhe këtë nuk ka nguruar që ta tregojë herë pas herë nëpër rrjetet sociale.

Moderatorja ka treguar se ka vendosur ta lindë atë natyralisht, por ndërkohë Elita dhe Gjiko janë treguar mjaft të rezervuar në lidhje me emrin e foshnjës në e kanë vendosur apo jo se si do të quhet.

Ajo ka shpërndarë një foto në “Instagram”, ku shprehet se ajo dhe mikja e saj Kaltrina kanë vënë një bast, diçka e cila ka ngjallur reagime të shumta tek ndjekësit e saj të cilët nuk i kursejnë urimet e tyre

Bëhet fjalë se cila prej tyre do ta sjellë e para në jetë bebin e saj gjë të cilën ato duket se mezi po presin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


ME TE LEXUARAT