Alesia Bami largohet nga Tv Klan: Më shkarkuan nga Stop me një mesazh

Showbiz

Gjatë ditës së dejshme ka qarkulluar në rrjete sociale lajmi se balerina dhe velina e emisionit “Stop” Alesia Bami është larguar nga emisioni pas një dalje të saj televizive në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel.

Në fakt bukuroshja prej dy netësh nuk është më pjesë e emisionit dhe zgjodhi të reagojë duke shkruar në Instagram.

‘Të dashur miq! Ashtu siç e keni vënë re dhe ashtu siç kanë shkruar portalet unë nuk jam më pjesë e emisionit “Stop”. Kjo për faktin e vetëm se dhashë një intervistë në Top Channel dhe më larguan nga puna në mënyrë flagrante me një mesazh.

Kjo tregon nivelin e atyre që janë punëdhënësit tonë dhe sa të mbrojtur nga ligji janë punonjësit e mediave, ku nuk respektohet asnjë kontratë pune, aq më pak Kodi i Punës. Sigurisht, që nuk jam as e para as e fundit. Jam e detyruar ta bëj këtë sqarim për gjithë publikun tim dhe gjithë ata që më kanë shkruar dhe suportuar pa fund. Së shpejti do të shihemi në një projekt të ri,-përfundon Alesia.

ME TE LEXUARAT