Aktualitet

Kapet porositësi i atentatit ndaj Artan Cukut, reagon ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka përshëndetur aksionin për arrestimin porositësit të vrasjes së Artan Cukut

Në një postim në twitter ai shkruan se finalizimi i aksionit është një sukses dhe mesazh i rëndësishëm.

Ai gjithashtu paralajmëron se “Policia e Shtetit do ta intensifikojë në kulm përpjekjen për të vënë përpara drejtësisë të gjithë ata, që e kanë vendin para saj”.

Statusi i plotë

Finalizimi i aksionit për arrestimin porositësit të vrasjes së Artan Cukut, ish-drejtuesit të Policisë së Vlorës është një sukses dhe mesazh i rëndësishëm. Forcës së Ligjit nuk mund t’i shmanget askush

Policia e Shtetit do ta intensifikojë në kulm përpjekjen për të vënë përpara drejtësisë të gjithë ata, që e kanë vendin para saj. Partnerët ndërkombëtarë janë në mbështjetje të plotë të vullnetit tonë të palëkundur për drejtësi në Shqipëri

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close