Meghan Markle zbulon se kur do të vijë në jetë bebi

Showbiz

Tani që është bërë Dukeshë, Meghan Markle nuk e harxhon kohën duke dhënë intervista siç bënte njëherë e një kohë kur ishte aktore në “Suits”. Ama, ajo respekton çdo fans të saj kur ka mundësi gjatë daljeve publike dhe këtë herë foli edhe për pritjen e ëmbël!

Gjatë komunikimit me njërin nga fansat, Meghan u shpreh se bebi është thuajse gati që të vijë në jetë, kur e pyetën se kur përfundon shtatzënia e saj.

Kensington Palace nuk ka dhënë ende detaje specifike kur bebi i Harry dhe Meghan pritet të vijë në jetë, por vetëm se Meghan do të lindë në pranverën e 2019-ës. Dita e parë e pranverës është 20 marsi, por të gjithë fansat janë të bindur se bebi do të lindë me shpejt se aq.

ME TE LEXUARAT