Fansja i dhuron pasurinë këngëtares së njohur shqiptare

Showbiz

Fansat shpesh zgjedhin që t’i bëjnë dhurata të famshmëve të tyre të preferuar. Ky duket se është dhe rasti i këngëtares Anxhela Peristeri, e cila tregoi për emisionin “Soiree” surprizën që kishte marrë nga një fanse e saj.

Anxhela tregoi një episod të pazakontë që i kishte ndodhur me një fanse, e cila i kishte ofruar të gjithë pasurinë e saj.

Dhe si kishte vepruar ajo? Këngëtarja nuk ishte tunduar nga dhurata e pazakontë, por e kishte refuzuar menjëherë.

“Ka qenë një histori e gjatë. Një grua që donte të më linte një pasuri dhe nuk e pranova. Mendoj që asnjeri nuk të jep diçka kaq të madhe pa e njohur dhe pa pasur diçka. Gjithçka ka një prapaskenë. Dhuratat nuk duhen pranuar nëse nuk vijnë nga njerëz të afërt”, u shpreh këngëtarja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ja një këshillë për dhuratat që mund të merrni këtë fundvit!

ME TE LEXUARAT