Ngjarja në Laprakë/ Të rinjtë po pinin kafe para se të hynin në makinë

Aktualitet

Detaje të reja zbulohen për vrasjen që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Laprakës.


Report Tv ka mësuar se kanë qenë 4 të shtëna ato që janë dëgjuar në zonë. Dëshmitarë nga vendngjarja kanë thënë në polici se dy të rinjtë nuk janë banorë të lagjes pasi nuk janë parë ndonjëherë në zonë. Burimet shtojnë se Griselda Gjinkolaj dhe Erion Denga po pinin kafe dhe më pas kanë hyrë në makinë, ku janë qëlluar nga dy persona të maskuar. Pasi janë qëlluar me armë zjarri, Erion Denga ka transportuar vetë në spital 17-vjeçaren. Ai ka ngarë makinën dhe e ka dërguar adoleshenten tek spitali i Traumës.

ME TE LEXUARAT