Soft

Habit Olta Gixhai: E urrej barazinë gjinore, dua një burrë që t’më bëj të ndihem femër

Sot kudo po flitet për të drejtat që gratë gjithnjë e më shumë po arrijnë të fitojnë për të qenë po njësoj përballë meshkujve.

Por ja që ka edhe vajza që nuk e mendojnë barazinë si një të drejtë të domosdoshme.

Olta Gixhari ka rrëfyer në Thumb se e urren barazinë gjinore sepse në thelb nuk është aspak e tillë.

 “Unë i respektoj shumë rregullat e femrës. Nuk më pëlqen barazia gjinore. E urrej barazinë gjinore.

Ne duam barazi gjinore të shtrembër, e duam por lekët burrit ja marrim.

Lere se çfarë themi ne por çfarë ndodh përreth. E duan por i pyesin për lekët tek banka.

Unë dua një mashkull që të jem e varur nga ai jo vetëm monetarisht por për çdo gjë. Unë kam dëshirë të ndihem femër.

Sot janë ngatërruar këto gjëra, po ndërrohen pozicionet, s’po merret vesh kush është femër kush është mashkull”, ka treguar Olta.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close