Rama tallet me Bashën: Artist ç’janë këta që ankohen për ashensorin

Politikë

Pas akuzave të Bashkisë së Tiranës se kreu i Partisë Demokratik, Lulzim Basha ka privatizuar ashensorin e pallatit, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në “Facebook”, Rama është talluar me Bashën ka thënë se ç’janë këta që ankohen.

“Artist ç’janë këta që ankohen pse ke zaptuar ashensorin e pallatit?”-shkruan ai.

Më tej kryeministri ka shtuar se  si mund të zbresë e të ngjitet Basha me të tjerë kur atë në mëngjes nuk i ka dalë akoma gjumi, ndërsa kur kthehet e ka marrë  gjumi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 “Po si mund të ngjitesh e të zbresësh ti me të tjerë, kur në zbritje s’të ka dalë ende gjumi, ndërsa në ngjitje të ka marrë krejt gjumi!”-shprehet ai.

Në fund të postimit kreu i qeverisë tallet keq me kryedemokratin duke thënë se kur ktheu PD-në në ashensor s’ka se si të lirojë ashensorin.

“Ti shyqyr e bëre PD si ashensorin, jo më të lirosh ashensorin?Ta harrojnë?”-mbyll postimin në rrjetet sociale Rama.

ME TE LEXUARAT