Rrëfehet punëtori i hashashit: Transportonin 20 furgona me drogë çdo ditë

Aktualitet

Top Story përmes dëshmive, bisedimeve dhe intervistave brenda në fshatin e Lazaratit, solli në vëmendje se çfarë ndodhte brenda këtij fshati, gjatë viteve ku ky fshat u pushtua nga mbjellja dhe kultivimi i Hashashit. Top Story bisedoi me një ish-punëtor në arat e hashashit, i cili në atë kohë vinte që nga larg për të punuar në Lazarat.


“Një familje, të jemi realist për këto gjëra, mbillej shumë pak, nga 2000 deri në 6 mijë – 7 mijë rrënjë. Gjëra të vogla, kuptohet”, -tha ish-punëtori.
Gjatë atyre viteve Lazarati punësonte me mijëra punëtorë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë. Ata ishin sezonalë që vinin në fshat që kur mbillej hashashi, e deri sa dilte për shitje.

“Diskutohej që në një shtëpi të kishte të paktën mbi 70 punëtorë. Gra, plaka, të rinj. Fillonte që nga moment i mbjelljes e deri tek vjelja e hashashit. Puna qe shumë intensive natë edhe ditë. Hahej aty, pihej aty, dhe gatuanin të zotët e shtëpisë. Fjetja qe e garantuar, nga punëdhënësit. Flinin në mënyrë praktike si marinarët në ushtri. Dy nga dy tre nga tre në kapanone të mëdha. Fillonte transporti nga ora 4 e mëngjesit dhe nuk kishte fillim e fund ajo punë. 20 furgona venin e 20 vinin. Lekët që fitonin, I hidhnin dhe shpenzonin duke hapur kazino dhe lloto”, -rrëfeu ish-punëtori.

Kjo lloj industrie e paligjshme, gjeneroi të ardhura në fshat dhe e nxori atë nga varfëria e thellë, e trashëguar që nga koha e sistemit komunist.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Faktikisht fshatarët morën të ardhura, dhe bënë disa punë, dikush bëri shtëpi, dikush me një kat, dikush e bëri me dy kate. Pati edhe një farë qarkullim leku në qytetin e Gjirokastrës për blerje materialesh, por fitimet më të mëdha i kishin bosët, ata që e sollën aty dhe që e drejtonin atë biznes, të cilët nuk ishin nga Lazarati”, rrëfeu Islam Buçi.t/ch

ME TE LEXUARAT