Politika

Majko falenderon studentët: Ndryshimi nuk shkruhet, por ndodh

Lëvizjen e Dhjetorit ‘90, ministri i Diasporës,Pandeli Majko e ka kujtuar me një falenderim drejtuar studentëve që janë dukeprotestuar kundër disa vendimeve të qeverisë, lidhurm me ligjin e arsimit të lartë.

Në një postim në “Facebook” Majko e ka quajtur Lëvizjen e Dhjetorit si “Dita e ndryshimit”.

“Gëzuar përvjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit, dhe Ditën e Ndryshimit.

Sot “ndryshimi” lëviz midis një të majte reflektuese dhe një të djathte përkujtuese.

Sot, kjo ditë festohet nga ata që duan dhe pranojnë ndryshimin.

Sot studentët dhe politika “festojnë” të ndarë.

Faleminderit studentëve që na kujtuan se ndryshimi nuk shkruhet por ndodh. E majta reflektuese do ta bëjë dallimin. Ajo që vjen është mbi pushtetin që është. Jam i bindur”, shkruan Majko.

loading...
Tags

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close