Protestat e dhunshme, Franca drejt vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme

Bota

Franca është duke konsideruar vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme pasi qindra persona u arrestuan gjatë një proteste e cilësuar si më e dhunshmja dekadën e fundit. Policia thotë se 23 oficerë policie mes 133 personave mbetën të plagosur që prej nisjes së protestës së dhunshme nisur pasditen e të shtunës, duke i vënë flakën kryeqytetit francez. Numri të arrestuarve ka shkuar në 412.

Aktivistët e veshur me jelekë viziz dogjën makina, thyen xhamat e dyqaneve duke i vjedhur. Nuk i ka shpëtuar vandalizmit edhe Harku Triumfit gjatë protestës për rritjen e çmimit të karburantit.

Protesta po zhvillohet për të tretën javë radhazi duke vënë në vështirësi qeverinë e Emmanuel Macron. Grupe të rinjsh gjatë kësaj protestuesit u filmuan tek marshonin në rrugë duke mbajtur në duar shufra hekuri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Presidenti Emmanuel Macron gjatë ditës së diel zhvilloi një takim emergjence me kryeministrin dhe shefat e agjencive të sigurisë dhe ushtrisë duke deklaruar se ata të cilët janë përgjegjës për dhunën gjatë protestave do të paguajnë për veprimet e tyre. Zëdhënësi qeverisë franceze Benjamin Griveaux, tha se qeveria është duke marrë në konsideratë vendosjen e gjendjes së emergjencës në Francë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe i ka kërkuar protestuesve jo të dhunshëm të ulen në tryezën e negociatave.

ME TE LEXUARAT