Xherdan Shaqiri: Nuk i frikësohemi PSG-së

Sport

Është një moment mjaft i rëndësishëm i sezonit për Liverpool-in dhe Xherdan Shaqiri është i bindur se The Reds janë gati për të bërë hapin e madh, duke nisur nga sfida në distancë me Manchester City-n, për titullin kampion në Angli.

Liverpool fitoi 3-0 në Watford të shtunën dhe në këtë mënyrë ka regjistruar startin më të mirë në historinë e vet në Premier League, por kreu mbetet i City-t, që vazhdon të fitojë e të shënojë pa fund.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ne do jemi aty, deri në fund”, tha Shaqiri pas ndeshjes në Londër. “Nuk ka pse të shohim çfarë bënë Man City, duhet të shohim veten tonë dhe të fitojmë sa më shumë, duke luajtur mirë. Kur fiton ndeshje të tilla fiton besim se mund të shkosh deri në fund, duke luftuar në çdo drejtim”.

Shaqiri ishte titullar edhe në Vicarage Road dhe vazhdon të shkëlqejë, duke rezultuar një blerje fantastike për Liverpool-in, por klasi dhe eksperienca e mesfushorit shqiptar do të vihen në provë të vështirë këtë javë, sepse The Reds do të luajnë në Paris të mërkurën dhe më pas derbin e madh kundër Evertonit të dielën.

“Ndihem mirë, jam në formë të plotë fizike dhe kjo ka rëndësi të madhe për mua. Mendoj se edhe në fushë shihet që po përshtatem mirë me ekipin. Çdo lojtar duhet të jetë gati për ndeshjen ndaj PSG-së, pak rëndësi ka kush luan titullar. Kemi plot lojtarë të freskët që nuk kanë luajtur në ndeshjen e fundit dhe nuk e kemi frikë PSG-në, do të shkojmë të tregojmë sa vlejmë dhe do të zbresim në fushë vetëm për fitore, kjo është e sigurt”, shprehet Shaqiri, i cili pret me padurim edhe derbin.

“Është derbi im i parë dhe do të jetë padyshim special, shumë i veçantë. Dua të shoh dhe të ndjej atmosferën në këto derbi, po pres me padurim. Njoh vetëm një person që është tifoz me Everton-in dhe më tha kur luaja tek Stoke: ‘Duhet të vish tek Evertoni’. I thashë ‘jo'”.

ME TE LEXUARAT