Abuzimi i grave me lëndët narkotike, autoritetet britanike japin alarmin

Bota

Autoritetet britanike japin alarmin për numrin në rritje të të miturve që lindin të varur nga droga. Sipas statistikave, vetëm në Skoci rreth 600 fëmijë brenda 3 viteve kanë lindur me simptoma të shkaktuara nga abuzimi i grave shtatzëna me lëndët narkotike.

Simptomat variojnë nga dridhje të pakontrolluara të fëmijëve të porsalindur, hiperaktivitet dhe të qara të forta. Nga përllogaritjet rezulton se çdo javë lindin 4 fëmijë me varësi nga substanca të dëmshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Situata ka krijuar shqetësim tek një grup deputetësh liberalë britanikë, të cilët kanë ndërmarrë një nismë për ashpërsimin e masave të përdorimit të drogave dhe substancave të tjera që krijojnë varësi tek gratë shtatzëna.

ME TE LEXUARAT